Një ekip shkencëtarësh nga Koreja e Jugut ka krijuar një oriz hibrid të rritur na laborator me muskuj viçi dhe qeliza yndyrore brenda kokrrave të orizit, duke e quajtur atë mish orizi. Shkencëtarët thonë se ky oriz, i cili ka ngjyrë rozë mund të jetë një alternativë mishi më e lirë, më e sigurt dhe më miqësore për mjedisin, dhe mund të ndryshojë mënyrën si hamë në mes të kësaj krize klimatike. Për ta prodhuar, fillimisht orizi mbulohet me xhelatinë peshku që qelizat e mishit të ngjiten më mirë. Më pas, ata injektojnë muskuj viçi dhe qeliza yndyrore staminale brenda kokrrave të orizit që lihen në një pjatë laboratori. Qelizat e mishit më pas rriten në sipërfaqen e kokrrës së orizit dhe brenda saj. Pas 9-11 ditësh, produkti final është gati. Mishi i orizit është më i strukturuar dhe më i brishtë se sa orizi i zakonshëm që është disi i ngjitshëm dhe i butë. Gjithashtu ai përmban më shumë proteina dhe yndyrna. Shkencëtarët e vendosën në avull për ta analizuar dhe rezultoi se orizi me më shumë qeliza muskulare kishte aromë si mish dhe bajame, ndërsa orizi me më shumë qeliza yndyrore kundërmonte si krem ose vaj kokosi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rasti “Transporti”, dënohen me nga 7 vjet burgim tetë nga të akuzuarit
- Kadrijaj: Me qasjen që ka Kurti, kjo bllokadë nuk do përfundojë
- Nga e premtja “One Stop Shop” në Tabanocë! Toshkovski: Do të ulet fluksi i pritjeve në kufi
- Turqia kundër ‘shtetit bektashi’ të Edi Ramës në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
- Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes
- Zejdi: Nuk mbulohet dielli me shoshë – 29.52% është meritë e jona!
- Farage pranoi ftesën e Ramës, kryeministri: Le ta caktojmë datën, pranoje që je gabim dhe ke fyer një komunitet që i shërben Britanisë me dinjitet
- Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja
- Kanosi vëllain e tij, arrestohet një person në Prizren
- Mickoski: Rajoni ynë nuk pret më, po zhvillohet dhe integrohet