Sela: Taravari bëri pabesi, ASH-së nuk i duhet kryetar i rrjeteve sociale (VIDEO)

Kryetari i kuvendit it të ASH-së, Ziadin Sela mbajti press konferencë për media ku flet rreth ngjarjeve të fundit në ASH.

Ziadin Sela tha se të shtunën thirret Kuvendi i partisë në të cilën do të merret në pyetje kryetari i cili sipas tij, ka dy muaj që nuk ka thirr në mbledhje organet e ngushta të partisë. Sela tha se Taravari bëri pabesi pasi u paraqit përmes Facebook me deklaratë tjetër.

“Me pabesinë më të madhe dhe për zhgënjim më të madh timin na u paraqit me status në fb. Kryetar rrjetesh sociale nuk i duhet ASH-së. Të shtunën të thirret, dhe e thërras publikisht, pikë e rendit të ditës do të jetë përgjegjësisë për kryetarin e partisë”, tha Sela.