Ziadin Sela në Klan Debat për të disatën herë ka deklaruar se dikush nga jashtë partisë e ka imponuar veprimin politik të kryetarit të partisë, që sipas tij, solli deri në ndarjen aktuale.
“Derisa Ziadin Sela frymon politikisht në Aleancë, nuk kam lejuar dhe nuk do të lejoj faktorë nga jashtë të kontrollojnë ASH-në. Kjo është esenca dhe baza kryesore e problemit që po na ndodh në Aleancë”, tha mes tjerash Ziadin Sela.