Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë shprehet e revoltuar ndaj institucioneve përgjegjëse të cilat pamundësuan firmosjen e Marrëveshjes Kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm. Sipas SASHK-ut, dy arsye po e pengojnë tërë procesin për marrëveshjen kolektive. Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se Sindikata nuk mund të sigurojë legjitimitet për shkak të, siç tha ai, pengesave nga Komisioni për sigurimin e përfaqësimit. Nedellkov pretendon se kanë dorëzuar dokumente për të vërtetuar legjitimitetin e tyre një vit më parë, por Komisioni, i cili është në juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ende nuk i ka shqyrtuar.
“Ky komision është nën kompetencë të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale ose më saktësisht nën kompetencë të ish ministres për punë sociale për të cilën kemi krijuar dyshime se po koordinon me punën e anëtarëve të komisionit, ata janë Lidhja e Sindikatave dhe Organizata e Punëdhënësve. Ndoshta dikush po frikësohet se SASHK-u me të drejtë do të marrë përfaqësinë, sepse numrat që kemi mbledhur dhe I kemi dorëzuar në Ministrinë e Punës Sociale dëshmojnë bindshëm se SASHK-u është Sindikata më e madhe ose më representative në sferat tona”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Sipas SASHK-ut, me Marrëveshjen e re kolektive do të përmirësohen të drejtat dhe pagat e stafit arsimor, të cilët disa herë janë shprehur të pakënaqur për të ardhurat e ulëta.
“Do të humbin shumë më shumë të drejta kundrejt Marrëveshjes Kolektive momentale e cila dëshmoj se nuk është e keqe por mjaft e vjetëruar me dipsozita të vjetra dhe tashmë të konsumuar. Parsegjithash do të kisha filluar me të drejtën për çmimin jubilar. Regresi për pushimin vjetor me Marrëveshjen e përgjithashme Kolektive është 30 % ndërsa ne u dakorduam për përqindje më të lartë dhe shumë të tjera”, shtoi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Nga SASHK-u gjithashtu kujtuan institucionet përgjegjëse se do të ndërmarrin të gjitha hapat sindikale për realizimin e të drejtës së tyre. Për këtë problematikë, nga SASHK thanë setashmë kanë njoftuar edhe ministrin e ri Teknik për punës dhe politikës sociale, Gjoko Velkovski. SASHK pret që problemi i përfaqësimit të tyre të gjendet në seancën e ardhshme të Këshillit Ekonomik dhe Social, me qëllim që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.