Një incident është regjistruar gjatë një flututimi të një avioni të Cyprus Airways. Mësohet se avioni gjatë fluturimit Larnaka-Bejrut është goditur nga një rrufe.
Sipas informacioneve të Cyprus Times për shkak të kushteve të këqija atmosferike që mbizotëronin dje në zonë, avioni është goditur nga rrufeja.
Nga goditja u dëmtua avioni por nuk pengoi fluturimin. Ai u ul i sigurt në aeroportin e Bejrutit ku qëndroi gjatë natës për procedurat e nevojshme të riparimit.
Në bordin e avionit ndodheshin rreth 50 pasagjerë dhe 6 anëtarët e ekuipazhit u kthyen në Qipro me një tjetër fluturim për të vazhduar siç ishte planifikuar.