Rritet në 10 numri i të vdekurve nga zjarri në Valencia të Spanjës

Është rritur në 10 numri i viktimave nga zjarri masiv që shpërtheu në dy blloqe të apartamenteve në Valencia të Spanjës.

Sipas raportimeve, erërat e forta besohet se kanë kontribuar në përhapjen e zjarrit duke shkatërruar dy blloqet në Valencia.

Nga ky zjarr, bëhet e ditur se të paktën 15 persona janë të zhdukur, shkruan BBC, transmeton kk.

Ndërkohë, Valencia ka shpallur tre ditë zie pas këtij zjarri vdekjeprurës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo