Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjet e fazës me eliminim direkt të 1/16-ve.
Kampionët në fuqi, Manchester City do të luajë në Kopenhagë përballë kampionëve të Danimarkës, ndërsa Real Madrid do të luajë në transfertën ndaj Leipzig.
Skuadra e Pep Guardiolës ka rigjetur formën më të mirë dhe marshon pa humbje prej 20 ndeshjesh në Champions.
Sfida e Realit ndaj Leipzigpritet të jetë më e ekuilibruar, pas skuadra vendase ka fituar me Realin sezonin e kaluar në grup.
Reali mbetet favorit, megjithatë dy ndeshjet e sezonit të kaluar ishin të barabarta dhe skuadrat arritën nga një fitore.
Skuadra e Ancelottit kryeson bindshëm kampionatin pasi shpartalloi Gironën në fundjavë, por ndërkaq ka humbur Bellingham si dhe Rudiger për shkak dëmtimesh.