Republika e Kosovës. Beteja për sovranitetin e shtetit vazhdon


Nga Skënder Sadri KAPITI

Ajo se cfarë po ndodh sot mes Kosovës dhe Serbisë e kam paralajmëruar te Libri im “TRIUMFI I KOMBIT” shkruar menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kosovës gjithmonë në shekuj i kanë dalw zot shqiptarët. Pavarësia dhe shteti i Kosovës është produkt i luftës, sakrificave dhe qëndresës në shekuj të popullit heroik të Kosovës.

Por Lufta në Kosovë nuk ka përfunduar,ajo do të vazhdojë deri me konsolidimin dhe triumfin e Sovranitetit të vërtetë dhe të plotë të saj.Do të vazhdojë deri kur Kosova të dërrmojë të gjitha mbeturinat dhe rrangallet politike, ideologjike, fetaro-akademiko-shoviniste, kur të dërrmohen të gjitha planprojektet, agjenturat antishqiptare si dhe serbofilizmi shqipfolës.

Nuk mund të pretendohet për një shtet të pavarur pa sovranitet të plotë shtetëror.

Sovranitet shtetëror për Kosovën do të thotë largim i plotë dhe krejtësisht i Serbisë nga Kosova, dhe jo kthim të saj në Kosovë sipas projektit serbomadh për krijimin e “botes serbe” e cila përdor të gjitha planet për coptimin e ndarjen e Kosovës.

Kur vjen puna për antishqiptarizëm dhe kundër Kosovës të gjithë serbët,100% ata bëhen bashkë: politikë(pozitë-opozitë), shoqëri civile, të gjitha mediat, e gjithë elita intelektuale, akademike, shkencore dhe ajo fetare e madje edhe ajo sportive e letrare , pra behet bashkë e gjithë bota dhe fryma serbe.

Si shëmbull po përmenim edhe tifozeritë sportive serbe kundërshtare, pikërisht me 17 Shkurt 2024 në Ditën e Pavarësisë së Kosovën histerizmi primitiv antishqiptar i bashkoi ata me thirrjet e tyre ulëritese e shtazarake,Kosova është Serbi.

Është për ta thënë edhe të vertetën se ky unitet nuk është kaq masiv kur vjen puna te shqiptarët për t’u bërë bashkë kundër Serbisë.Nëse p.sh. Shqipëria do të ishte si duhet për mbështetje serioze e vëllazërore si duhet për Kosovën dhe për shqiptarët në trojet e tyre gjatë këtyre 16 viteve të Pavarësisë, ndryshe do të ishte sot Kosova, ajo do kishte qenë sovranisht shumë më e fortë dhe më e sigurtë.

Po kështu edhe nëse gjithpolitika kosovare nëse nuk do kishin parë interesat e ngushta personale e partiake por po të kishte qenë unike si është e gjithë shoqëria kosovare në qëndrimet e saj për mbrojtjen, për forcimin , zbatimin dhe konsolidimin e Sovranitetit të Kosovës , Kosova do kishte pasur mbështetje shumë më të fortë edhe nga aleatët perendimorë, dhe kurrë Serbia nuk do të ishte përpjekur kaq shumë për t’u rikthyer në Kosovë, por do t’a kishte njohur Kosovën.

Serbia njeh vetëm forcën, dhe vetëm përballë të fortit ajo kapitullon.

Nëse Serbia realizon atë se cfarë ajo synon në Kosovë, atëhere Kosova do ishte një shtet me sovranitet të kufizuar, dhe sa herë që do të dojë Serbia, ajo do ta destabilizonte Kosovën dhe do të kërkonte që kjo farë Bashkësia e Komunave me shumicë serbe t’i bashkohej Serbisë sic po vepron me Republikën serbe të Bosnjes.

Është gabim nëse ndërkombëtarët mendojnë se Serbia do të ndryshojë kahje dhe do ta braktisë Moskën. Kjo nuk mund të ndodhë sepse është Rusia ajo që ka krijuar shtetin antishqiptar të Serbisë, dhe ishte Serbia ajo e cila nuk i vendosi sanksione Rusisë për agresionin rus mbi Ukrainën.

Perendimi nuk duhet që t’i bëjë lëshime Serbisë në dëm të Kosovës, kur dihet që Kosova dhe shqiptarët janë aleatët më besnikë të SHBA-ve dhe të BE-së.Pas agresionit rus mbi Ukrainën gjithë opinioni shqiptar por edhe ai perendimor prisnin antarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO, por kjo u harrua nga shtetet antare të NATO-s.