Rastet në rritje të infektimeve / KSI-ja shpall epideminë e kollës së keqe në Shkup

Komisioni për Sëmundje Infektive propozi shpalljen e epidemisë së Kollës së Keqe për territorin e Qytetit të Shkupit. Alarmin e infektologëve e ngritën rastet në rritje të të prekurve nga kjo sëmundje. Komisioni për Sëmundje Infektive kërkon që fëmijët e pavaksinuar të mos shkojnë nëpër cerdhet.

“Duke marrë parasysh shifrat e fundit, 18 raste të konfirmuara me kollën e keqe dhe duke marrë parasysh se ditëve të kaluara ky numër po rritet, vecanërisht në territorin e Qytetit të Shkupit ku janë konfirmuar 14 raste, vendosëm të propozojmë shpalljen e epidemisë për Shkupin. Kjo tingëllon si e tmerrshme, por realisht duhet të na lehtësojë në përballjen me rerzikun që vjen nga kolla e keqe. Momentalisht përgatisim udhëizimin për veprim në kushte të epidemisë nga ana e ISHP-së dhe aktivitetet kyce duhet të jenë në plotësimin e vaksinimeve të dështuara”, tha Aleksandar Petliçkovski.