Ramadani: Bujar Osmani kuadër i dëshmuar, më i përgadituri në mesin e kandidatëve

Njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Ramadani ka komentuar për indeks.mk kandidimin e kryediplomatit aktual të vendit, Bujar Osmani për president të Maqedonisë së Veriut.

“Arriti që shtetin dhe shqiptarët t’i prezentojë denjësisht. Edhe me qasjen euroatlantike. Jemi dëshmitar që ka marr lëvdata dhe mirënjohje edhe burrështetas që kanë domethënie në politikën ndërkombëtare. Osmani do jetë kandidati më i përgatitur. Jam i bindur se me përgatitjen e tij, profesionale dhe përvojën ndërkombëtare do të dominojë edhe në debate”, ka deklaruar Ramadani.

Sipas Ramadanit shqiptarët tashmë kanë dëshmuar se kanë kapacitet për postet më të larta në shtet.