Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri. Vizitë që pritet të realizohet në datat 14-17 shkurt.Kryeministri Rama, ka theksuar se vizita ka një domethënie të madhe për rolin e Shqipërisë në rajon, pasi vendi po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë referimi në rajon për aleatët.“Në radhë të pare unë besoj se ka një domethënie të veçantë ardhja e sekretarit amerikanë të Shtetit në Tiranë, në kontekstin ku ndodhet Evropa dhe Bota. Në një kohë shumë të ngarkuar për një sekretarë shteti dhe fakti se gjen të nevojshme dhe vendos në agjendën e tij, ndaljen në kryeqytetin shqiptarë si pikë referimi për rajonin, flet në mënyrë të posaçme për ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe se çfarë përfaqëson sot Shqipëria në sytë e aleatëve tanë strategjik.Me krenari e them se Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen, për të ndërtuar rrugën e bashkëpunimit dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për të lënë pas një të kaluar e mbushur me tragjedi, me prapambetje dhe e mbushur me raste të pafundme të humbura për t’i lënë vend më të mirë gjeneratave të ardhshme”, ka theksuar Rama.Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt, bëri të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Berkim Sherifi u zgjodh kryetar dege Zhelinë-PDSH
- Osmani Begajt: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë
- Gashi nga Prishtina: Pavarësia e Kosovës simbol i sakrificës dhe shtetndërtimit
- Orhan Murtezani emërohet ambasador i Maqedonisë në NATO
- Erdogan uron Kosovën: Riafirmon mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për sovranitetin e vendit tonë
- Fetai: 18 vite krenari dhe frymëzim për të gjithë shqiptarët. Urime Kosovë!
- Marshi për Drejtësi, OVL: Ftojmë Specialen t’i numërojë e t’i marrë parasysh këta zëra kundërshtues, faleminderit shqiptarë
- Qeveria propozon 9 ambasadorë të rinj
- Përmbytje në Strimnicë të Zhelinës, vërshohen nga uji shtëpitë
- Maqedonia e Veriut gjatë ditëve të ardhshme do të përfshihet nga moti i ftohtë dhe i paqëndrueshëm