QMK: Janë shuar 18 zjarre në ambient të hapur

Në 24 orët e fundit janë shuar 18 zjarre në ambient të hapur, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Në territorin e QRMK Shkup dhe QRMK Tetovë janë shuar katër zjarre, ndërsa në territorin e QRMK Manastir, QRMK Shtip dhe QRMK Kumanovë nga tre zjarre. Në territorin e QRMK Strumicë është shuar një zjarr në ambient të hapur.

Qendra për menaxhim me kriza apelon që mos të digjet bimësi në ambient të hapur, ndërsa paraqitjen e zjarrit të raportojnë sa më shpejtë në numrin e vetëm të emergjencës 112.

Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.966 thirrje në numrin e vetëm për emergjencë 112. Nga ato thirrje “reale” ishin 32,21 për qind, ndërsa 66,79 për qind kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve, që nuk ishin urgjente.

Në polici janë drejtuar 60,32 për qind, në ndihmën emergjente 32,79, ndërsa ndaj zjarrëfikësve 4,05 për qind nga thirrjet reale në numrin 112.