Qeveria shkarkon drejtoren e Postës, Bujare Abazi

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme ka shkarkuar drejtoren e SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazin. Abazi është nënkryetare e ASH-së dhe përkrahëse e Arben Taravarit për koalicionim me opozitën shqiptare.

Siç shkruajnë mediat në vend, gjithashtu është shkarkuar edhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Gazmend Abdija. Abdija është edhe kryetar dege i ASH-së në Gostivar.