Qani Nesimi i vetëm mbron derën e Myftinisë së Tetovës, u tentua të futen me forcë nga grupi i Selver Ismailit (VIDEO)

Pubikohen pamjet nga kamerat e sigurisë, teksa po tentohet të hyhet me forcë brenda objektit të Myftinisë së Tetovës, nga Selver Ismaili i emëruar si myfti i Tetovës nga reisi Shaqiri Fetahu.

Pamjet janë regjistuar më 31 janar 2024 (e mërkurë), në ora 06:10 min, e mëngjesit, por sonte janë publikuar nga myftinia e Tetovës, shkruan TS.

Mëngjesin e së mërkurës janë shkaktuar tensione në Myftininë e Tetovës, pasi myftiu i zgjedhur nga Bashkësia Fetare Islame, Selver Xhemaili tentoi të futet në objektin e Myftinisë, ndërsa ka hasur në rezistencë nga disa persona dhe ish-myftiu Qani Nesimi.

Kujtojmë që javë më parë, BFI shkarkoi nga detyra e myftiut të Tetovës Qani Nesimin, i cili nuk u pajtua me vendimin dhe rastin e ka dërguar në organet gjyqësore./TS