“Prej sot të punësuarit në Fondin për sigurim shëndetësor janë në grevë. Të gjithë qytetarët që kanë ardhur për të kryer ndonjë shërbim po hasin në dyer të mbyllura dhe askush nuk i mirëpret, thonë se do të kryhen vetëm shërbime urgjente por as për shërbime urgjente nuk u pranuan në sportele”.
Ndonëse këtu qëndron se pranohet regjistrimi i të miturve, të punësuarit në Fondin shëndetësor në Shkup nuk ishin në disponim të kryenin asnjë shërbim.
Fondi është në grevë për shkak të rekomandimit të Qeverisë për uljen e pagave për 21 për qind. Receta dhe udhëzime do të ketë, por nuk do të ketë pagesa të pushimit të lehonisë, pushimit mjekësor dhe pagave në shëndetësinë publike, derisa qeveria të miratojë një rekomandim të ri, i cili do të mundësojë pagat e punonjësve në Fondin e Shëndetësisë të mbeten në nivelin aktual.
“Të dini që të punësuarit janë aq të revoltuar e greva nuk do të ndërpritet edhe nëse nuk marrin paga. E për momentin kemi një situatë të atillë, për momentin të punësuarit në fond nuk anë paga dhe nuk mund të marrin deri sa nuk sillet vendim nga Bordi drejtues. Pranojmë vetëm të na ngelet paga në këtë nivel asgjë tjetër asnjë cent më pak.”- deklaroi Tërpe Deanoski – Kryetar i AOJSHQ-së.
Ata kërkuan nga Qeveria që në seancën e nesërme të tërheqë propozimin që i ka dhënë Bordit Drejtues për uljen e pagave. Ata hodhën poshtë pretendimet e Ministrisë së financave se për shka