Pse pjestarët e bashkësive të tjera etnike këtu te ne të mos e votojnë një shqiptar në postin e Presidentit të Republikës
Ejup Berisha
Në natyrën e njerëzve janë dëshirat apo dhe ëndrrat e tyre që të bëhen faktorë shumë
të rëndësishëm në shtet dhe në shoqëri. Këta këto i ndjekin me shumë vendosmëri dhe me xhelozi. Por për ti realizuar të njëjtët siç thashë më lartë
dëshirat dhe ëndërrat e tyre njerëzve u duhen mundësitë, pa këto nuk ka asgjë nga ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Në një shtet normal dhe të realtë Demokratik të gjithë ata persona të gjinisë mashkullore apo dhe femrore të cilët i plotesojne kushtet kushtetuese dhe juridike si dhe ato njerzore mund të zgjedhen në postin e Presidentit të shtetit. Kjo nënkupton se edhe një shqiptar gjithashtu mund te zgjedhet në këtë post shumë të rëndësishëm shtetror. Presidenti i tanishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski mbrëmë i pyetur publikisht se a mund që edhe një shqiptar të zgjedhet Kryetar i Republikës i njëjti ështe pergjigjur pozitivisht por më tej ka shtuar se i ai shqiptar duhet ta merr mbeshtetjen dhe besimin edhe të pjestarëve të të gjitha bashksive të tjera etnike që jetojnë në RMV.
Sipas Pendarovskit
“Një shqiptar etnik nuk mund të jetë president i Republikës së Maqedonisë pa votat e të gjithë etniteteve te tjera”.Dhe parashtrohet pyetja se pse pjestarët e këtyre bashkesive të tjera etnike të mos e votojne një pjestar të bashksisë etnike shqiptare në postin e të parit të shtetit. Cili është problemi dhe hamendja e tyre që ata i pengon që një shqiptari tia japin votën e tyre apo dhe të njëjtit tia besojnë postin e Presidentit të Republikës këtu te ne. Duhet theksuar se ne si shqiptar gjatë kohë e bëjmë nje gjë te tille. Pra ne më shumë se 30 vite kemi mbështetur dhe mbeshtesim kandidat të bashkesise etnike maqedonase për President Republike dhe për këtë gjë nuk jemi hamendur asnjëher. Kjo dë
shmon se neve shqiptarëve nuk na ka penguar dhe nuk na pengon përkatsia etnike maqedonase e Presidentelëve të Maqedonisë, por gjithmonë më shumë na kanë penguar dhe na pengojnë veprimet dhe aketet e padrejta dhe tendencioze të atyre Presidentë
ve të cilat kanë qenë dhe janë në dëm dhe në të keqen e shqiptarëve.
Pyes se pse pjestarët e bashkesive të tjera etnike të mos e mbeshtesin një kandidat shqiptar për President Republike. Pra pse kjo mos ti ndodh edhe një shqiptari athua vallë edhe ne nuk mund ta shijojmë barazinë me pjestarët e bashksive të tjera etnike. Shqiptarët kanë dëshmuar se kur e kanë marrë dhe e marrin ndonjë post të lartë shtetëror dhe publik për ta ushtruar vetë këtu te ne këta kanë vërtetuar dhe dëshmuar se nuk janë nacionalist porse janë demokrat dhe atë teper të përkushtuar për respektimin në mënyrë të barabartë të të gjithë pjestarëve të bashksive të tjera etnike të cilët jetojnë në shtet. Apo këta kane punuar dhe vepruar shumë për respektimin e të drejtave dhe lirive të të gjithe pjestareve të bashkesive etnike. Bile lirisht mund të themë se shqiptarët funkcionar më shumë i kanë respektuar dhe i respektojnë pjestarët e bashksive të tjera etnike sesa pjestarët e bashksisë së tyre etnike. Atëher pse një shqiptar si shenjë e mirkuptimit dhe të respektit të ndersjellë mes pjestarëve të të gjitha bashkesive etnike dhe në frymën e demokracisë të mos zgjidhet në postin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.