Propozimi për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend i papranueshëm për disa parti politike

Propozimi i BDI-së për zgjedhje të presidentit të shtetit në Parlament me shumicë prej dy të tretave, ndërkaq të cilin e ceki edhe Arben Taravari nga Aleanca për shqiptarët, është i papranueshëm për disa nga partitë politike.

Nga LSDM, e cila është partnere e koalicionit e BDI-së, pardje përmes kumtesës informoi se kjo ide nuk është e re, por bëhet fjalë për riafirmim të kërkesës së BDI-së prej vitit 2019. Socialdemokratët theksojnë se kjo atëherë nuk ishte e pranueshme nga ana e tyre dhe se mbeten në qëndrimin se modeli i zgjedhjes së presidentit të shtetit nuk duhet të ndryshohet.

“Nuk duhet të shkohet prapa në procese demokratike. LSDM mbetet në qëndrimin se Presidentin e shtetit duhet ta zgjedhin qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta si e drejtë demokraitke e qytetarëve. Presidenti i shtetit duhet të jetë përfaqësues jo vetëm i vullnetit shumicë të qytetarëve por i të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë së tyre politike, etnike. Presidenti i shtteit është njeri i cili është mbi përcaktimet partiake dhe etnike, i paraqet të gjithë qytetarët, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, boshnjakë, vllehë, të gjithë. Vetëm presidenti i zgjehdur drejtpëdrejt nga ana e qytetarëve ka potencial të gjerë, të mund të veprojë në bashkimin e shoqërisë, të qytetarëve, të partive dhe të kontribuojë për realizimin e qëllimeve kryesore strategjike dhe nacionale”, theksojnë nga LSDM.

VMRO-DPMNE konsideron se BDI në mungesë të të argumenteve dhe projekteve reale dalin me kërkesa nacional – romantike, siç është zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend.

“Qëndrimi ynë është se VMRO-DPMNE nën shantazhe as nuk bisedon, as nuk negocion, e aq më pak prnaon shantazhe. Ne vetëm do t’u bëjmë thirrje qytetarëve ta ndjekin këtë sjellje të BDI-së dhe ai të jetë motiv shtesë për të gjithë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme të dëshmojnë se ky shtet nuk është peng i një partie politike dhe se BDI, siç sillet në 20 vitet e fundit, dukshëm do të vazhdohjë të sillet edhe në vitet e ardhhme”, tha dje në konferencë për shtyp deputeti, Brane Petrushevski.

Në pyetjen nëse me kushtëzimet është sjellë në pikëpyetje censusi për president, Petruhsevski tha se sjellja e tillë e BDI-së plotësisht do t’i motivojë qytetarët të thonë “mjaft më”.

Kryetari i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, i cili paralajmëroi kandidaturë për president, për televizionin Sitel deklaroi se nuk do ta mbështesin zgjehdjen e presidentit në Kuvend, sepse kjo do ta kushtëzonte shtetin dhe do ta pakëosnte fuqinë e intitutcionit të Presidentit.

Nënkryetari dhe zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, ndërkaq dje, në konferencë për shtyp tha se nga të gjitha partitë politike pret të përgjigjen pozitivisht idesë së tyre që presidenti i shtetit të zgjedhet në Kuvend.

“Nëse i qasemi racionalisht kësaj çështjeje, duke i pasur parasysh të gjitha rreziqet dhe vështirësitë për realizim të ciklit të suksesshëm zgjehdor presidencial, është maturi të gjitha partitë politike do të duhej të dakordohen me këtë – të zgjedhjet presidenti në Kuvend dhe ky nuk do të ishte kurfarë shantazhi dhe pengesë në realizimin dhe të asaj që pason si obligim në rrugën tonë eurointegruese. Konsiderojmë se me maturi dhe racionalitet do të qasen të gjitha partitë politike. Kur të hapet Kushtetuta, duhet të japim përgjigje edhe për mënyrën e zgjedhjes së presidentit në Kuvend, dhe kjo më së miri është të realizohet për shkak të vizionit të Ali Ahmetit”, tha Ademi.