Është përdhosur varri i nënës së opozitarit serb, Nikolla Sanduloviqit.
Sanduloviq në një postim në X ka thënë se këtë e ka bërë banda terroriste e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, përcjell Klankosova.
Kjo sipas Sanuloviqit për arsye se vajza e tij vendosi lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit.
Po ashtu ai tha se ka pranuar një mesazh kërcenues “që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë”.
“Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj Nikolla Sanduloviqit. Dje kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviqit për shkak se ai ka vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit. Terroristët e Vuçiqit i dërguan mesazh Nikolla Sanduloviqit që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë!”, ka shkruar Sanduloviqi.
Më tutje ai tha se tashmë është e qartë se kush rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, gjë që përhapi urrejtjen ndaj shqiptarëve.
“Tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve. Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”.