Për të caktuar termin për pasaportë nuk funksionojnë as linjat telefonike e as web faqja

Për të caktuar termin për pasaportë thuajse është e pa mundur, nuk funksionojnë as linjat telefonike e as web faqja e caktimit të terminëve.

Një qytetar që ka qenë me fat për të caktuar termin, thotë se ka tentuar mbi 200 herë që të flas me operatoret dhe të caktojë kohën për fotografim ndërsa shton se as mënyra e vjetër thirre mikun më nuk funksionon.

“Kam thirrur më shumë se 200 here në numrin 19292, askush nuk e hap telefonin, nuk di çka të them, duhet të gjesh miq por edhe ajo më nuk funksionon”, tha një qytetar.

“Jo nuk u fotografova, më caktuan termin tjetër sepse më thanë se nuk kam bërë termin.” Dhe tani? Do të tentoj të caktoj termin tjetër, linja telefonike? Kur thirra të paren here më lehtë ndërsa tani kanë problem”, theksoi një qytetare.

Një qytetar tjetër thotë se edhe pse ka caktuar termin për mënyrë të përshpejtuar, ka pritur rreth 40 ditë që të fotografohet, e çmimi që paguajnë qytetaret për tu pajisur me pasaportë kalon trefishin e mënyrës së rregullt.

“Për mënyrë të përshpejtuar apo normale? Për të përshpejtuar sepse nuk mundët në mënyrë të rregullt e as në këtë mënyrë nuk bën siç dukët. 40 ditë pasi caktova termin, u lajmërova më 18 janar të caktoj për mënyrë të përshpejtuar ndërsa sot u fotografova”, tha një qytetar.

“Për pasaportë? Po. Në mënyrë të përshpejtuar sepse më duhet të udhëtoj për në Gjermani në një martesë. Dhe sa paguat? 7000 denarë. E si caktuat termin sepse linjat nuk funksionojnë? Jo nuk funksionojnë, ja tani i thash një të punësuare atje, i thash bëjeni të paktën të udhëtojmë nëse nuk ka pasaporta. E sa kohë duhet të presësh për procedurë normale? Duhet të presësh tre muaj”, u shpreh një qytetar.

Sipas ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, kanë mbetur edhe rreth 650 mijë pasaporta me emrin e vjetër të shtetit. Deri tani rreth 1milion e 300 mijë qytetarë janë pajisur me pasaporta me emrin e ri të shtetit./Alsat