Për 25 muaj janë kyçur 578,26 MW kapacitete të reja nga burimet ripërtëritëse

Për më pak se 25 muaj janë kyçur 578,26 MW kapacitete energjetike nga burime ripërtëritëse të cilat prodhojnë energji elektrike që mjafotn për konsum mesatar të pothuaje 185 mijë amvisërive, kumtoi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Në janar, siç informoi KRRE, janë dhënë licenca për prodhim të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse me fuqi të instaluar prej 27,06 MW.

Sipas kryetarit të KRRE-së, Marko Bislimovski, këto numra konfirmojnë se nisma private dhe kapitali që investohet në këtë sektor tregohet si shumë efikas dhe prandaj realizimi është i shpejtë.

Vitin e kaluar janë dhënë licenca për prodhim të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse me fuqi të përgjithshme të instaluar prej pothuajse 399 MW që paraqet rritje prej mbi 160 për qind të kapacitetit instalues në krahasim me vitin 2022, kur janë dhënë 152,2 MW.