Pendarovski e nënshkroi dekretin për ndryshimet ligjore me të cilat deri më 31 dhjetor prolongohet validiteti i patentëve të shoferit me emrin e vjetër kushtetues
Presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi dekretin për ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion me të cilat prolongohet validiteti i patent shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, ndërsa afati i fundit për zëvendësimin e tyre do të jetë 31 dhjetori 2024.
Presidenti Pendarovski, siç kumtoi Kabineti i tij, e përshëndetë vendimin e deputetëve të cilët sot i vendosën interesat e qytetarëve mbi politikën ditore dhe sollën zgjidhje për patentat e shoferëve.
Kuvendi sot pasdite me 90 vota “për” i miratoi ndryshimet ligjore në pajtim të të cilave, afati për nxjerrje të patentave të reja të shoferit me shenjën “Republika e Maqedonisë së Veriut” në vend se deri sonte në mesnatë, do të vazhdohet deri më 31 dhjetor 2024.