Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radmiroviq ka publikuar fotografi nga disa lokacione në veri të Kosovës, në të cilat shihen imazhet e Milan Radoiçiqit, ish-kryetarit të Listës Serbe.
Në postera, Radoiçiqi akuzohet si “patriot i rrejshëm” e “terrorist”.
“Kush është Radiçiq? Një patriot i rremë. I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori droge. Një kriminel që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Një terrorist. Thuaj JO organizatës terroriste Srpska lista”, shkruhet në poster me foton e Milan Radojçiqit.
Radmiroviq ka shkruar në Facebook se posterat janë shfaqur mëngjesin e sotëm në Leposaviq, Zveçan dhe Soçanicë.
Millan Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar./teve1.info