“Pasaportat”, Mickoski propozon zgjidhje të ngjashme si me letërnjoftimet

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kritikoi LSDM-në dhe BDI-në për kaosin e shkaktuar me pajisjen e qytetarëve me dokumente personale. Ai u bëri thirrje deputetëve të mbështesin nismën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për ndryshime në ligjin për dokumentet e udhëtimit siç u mbështet vazhdimi i afatit të patentë shoferit. Në këtë mënyrë sipas Mickoskit do t’i jepet fund golgotës së qytetarëve.

“I bëj thirrje deputetëve që t’i japin fund golgotës së qytetarëve të mos mbetemi të burgosur dhe të paraburgosur për shkak të politikave të këqija, politikat joshtetërore të Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së. Të mos jemi të paraburgosur në këto 26 mijë kilometra katrorë. Ka një mënyrë të vetme për t’i dhënë fund kësaj. Të mbështetet Ligji me të cilin do të vazhdohet vlefshmëria e dokumenteve personale, letërnjoftimeve dhe pasaportave”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk