Nga Mehdi Memeti
Shek.XXI, ende nëpër programet e tyre partiake bisedohet për ujin, kanalizimin, asfaltimin e rrugëve, mbulimin e gropave etj… Kjo tregon për pasurimin e grupeve të ngushta të interesit, s`ka gjë prej tyre. Më e keqja edhe lavdërohen se kemi arritur kinse diçka. Duke mos e njohur vyrtytin e fuqisë ( mos s’kuqen fare për diçka që është e keqe.) Megjithatë, opinioni i gjërë e di fare mirë se çka keni arritur s`do mend.
Fillojmë nga themelimi i shtetit të ri në “demokracinë” turbo- dizell, të brishtë, me shokun bisht e shokun bishtërues ! Në start me ndryshimin e Kushtetutës, pastaj rreth ekonomisë letra me vlerë, letra pa vlerë, e zhvatën shtetin, ku të papërjashtuar ishit edhe ju politikan shqiptarë. Arritët ndër nivelin e kushtetutës së vitit 1974. Duke u pajtuar që 1 milion popull të trajtohen pakicë kombëtare. U bë lufta e 2001-ishit, dhe me komunikatën nr.6 të sajë arritët që shqiptarët autokton, të quhen popull 20 %.
Vazhdoni që ta inkuadroni në Nato dhe BE, Maqedoninë me emrin e ri RMV, dhe gjuhën e saj qirilike.
Ju duhet bojkotuar komplet, sepse s`keni punuar asgjë për popull, jeni sjellë vërdallë interesave të juaja grupore, klanore e familjare.
Gjërat që kanë ndryshuar, kanë ndryshuar rastësisht, është faktori kohë, 34-ër vjeçarë, e jo nga politikbërja e juaj. Me këtë politkbërje shkatëruat arsimin komplet nga ai parashkollor deri në atë Universitar, na e humbët edhe rininë, gjithnjë e më tepër migron jashtë vendit. Keni udhëhequr politikë vazale, nënçmuese, poshtëruese, me sindromin e ndërvarësisë fatkeqësisht, të gjitha klasat politike pa përjashtime, deri më sot.
Pasojat e politikës së dobët të shqiptarëve në RMV, nga 1990 e deri më sot, erdhi nga shumë faktorë destruktiv:
1.Intelektualët që posedonin libreza të kuqe të partisë komuniste-socialiste u shndëruan fillimisht në antarë të LSDM-ës, pastaj filluan t`u prinë partive shqiptare. Formuan grupet prej 21 antarëve, kryesin e ngushtë të partisë, zgjodhën kryesitë e partive, me komandë komuniste të dirigjuara nga qendra të shërbimeve të ndryshme, me moton ” do të presim pak”, ” do të shohim”, ” të shohim partnerin e kualicionit kur do të jenë të disponuar”, etj,etj… kështu kanë sunduar për 34-ër vite klasat politike shqiptare në të ashtuquajturën RMV, sipas emrit të ri të sajë.
2.Gjithashtu vlen të theksohet se demokracia e një shteti varet nga pushteti i katërt, “Mediumet”. Shpesh shtrohet pyetje ? Çfarë mediumesh kemi pasur ( me përjashtime të vogla) për këta 34-ër vite…!? duke mos i përjashtuar edhe analistët politik !
3.Ligjet i propozon Qeveria, ndërsa i miraton parlamenti ! Siç voton kryeparlamentari ashtu votojnë gjithë deputetët që janë shumicë qeverisëse në parlament. Ku është dinjiteti i deputetit që e ka zgjedhë populli? Kuptohet, gjithsesi se e ka zgjedhë partia dhe dirigjohet po nga partia, pa dhënë kurfarë llogarie, përgjegjësie para elektoratit të vet. Edhe pse gjithë e dimë se sa të rënda dhe katastrofale janë punët pa përgjegjësi. Atëherë shtrohet pyetja? Ku është roli dhe funksioni i deputetit. Kujt i jep llogari, popullit apo partisë! Deputetët i ndërrojnë partitë si tuxharët kuajtë. Atëherë me plotë të drejtë themi dhe konstatojmë se nuk kemi demokraci të mirëfillt.
Partia sipas mendimit tonë s`duhet të futë nëpër listat zgjedhore, kokë më vete resurset njerëzore, por të futë nëpër lista kandidatë që sjellë baza e jo çka vendosë partia.
4. Plot, 34-ër vite kërkohet që zgjedhjet të mbahen me lista të hapura, një gjë e tillë nuk po ndodhë ngase deputeti duhet pastaj t’i jep llogari bazës e jo partisë. Atëherë ku është logjika e daljes në votime, në zgjedhje, ku qëndron e vërteta dhe sa është logjike…!?
Kemi shkruar edhe më herët për këte, kemi shkruar edhe për zvogëlimin e numrit të deputetëve, zvogëlimin e numrit të komunave, ndryshimin e ligjit zgjedhor, ndryshimin e preambulës dhe kushtetutës, gjyqësorit etj. Por kot, oligarkët partiak e qeveritarë as që duan të dëgjojnë fare për këto dukuri e fenomene!
5. Nuk mbahet mend për këta 34-ër vite, një ministër të jep dorëheqje në bazë të normave etike. Por vetëm kur urdhëron partia, pa mos e ndjerë fare si akt moral e personal në shoqëri !
6. Shkelen rëndë të drejtat elementare të njeriut, fëmijëve, rrihen arsimtarët, profesorët, mjekët etj, sikur asgjë nuk ka ndodhur në mesin tonë. Shkelen rëndë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara dhe të ratifikuara po nga ky shtet. Ofendohet haptas dinjiteti njerëzor e kombëtarë, vërtetë mjerim. Vërtetë po mendoni se keni bërë politikë! Politikën e udhëheqin politikologët, sociologët pse jo edhe profile tjera, por jo vetëm mjekë. Keni mbushur parlamentin me mjekë, sikur vetëm ata dinë të bëjnë politikë! Me çdo respekt për mjekët, por kjo është e tëra dhe e vërteta kohët e fundit.
Përfundojmë, duke iu përmbajtur thënjes së Sokratit, po parafrazoj: ” Asnjëherë nuk dal të votoj personat që nesër të njejtët do të më dënojnë, rrehin e malltretojnë,
burgosin, vrasin e pushkatojnë. Siç dhe përfundoj jeta e tij, piu helmin dhe vdiq nga oligarkët dhe politikanët athinas të asaj kohe. Kështu po ndodhë edhe me ne, përplot 34 vite “demokraci”.
Fatkeqësisht !
20.02.2024