Osmani viziton Ambasadën në Vjenë: “Po riorganizohemi kudo që është e nevojshme dhe sa më mirë që mundemi”
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në vargun e vizitave në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot mori pjesë në Ambasadën në Vjenë, me qëllim të inspektimit të situatës në terren dhe gjetjes së zgjidhjeve për rritjen e efikasitet në ofrimin e shërbimeve konsullore.
Marketing
“I kuptoj plotësisht ankesat e qytetarëve për pritje të gjata, mosmarrje termini në kohë, mospërgjigje në thirrjet telefonike dhe e-mailet dhe prandaj po bëjmë përpjekje maksimale për tejkalimin e këtyre situatave. Pjesërisht i kuptoj edhe spjegimet e diplomatëve dhe punonjësve tanë konsullorë se janë të stërmbushur nga fluksi i kërkesave për shërbime konsullore që po ndodh gjatë kësaj periudhe, megjithatë mendoj se ekziston mundësi për t’i organizuar këto kërkesa”, theksoi Osmani gjatë vizitës së tij në Ambasadën në Vjenë, duke rrumbullakuar kështu fazën e parë të vizitave të paparalajmëruara në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore në Evropë, ku dukshëm është rritur vëllimi i punës së shërbimeve konsullore.
“Shumica e përfaqësive që i kam vizatuar këto ditë, iu dalin në ndihmë rreth 300 shtetasve tanë brenda një dite dhe kuptohet se kjo është një barrë e rëndë për përfaqësitë tona. Megjithatë, po mundohemi që tani të riorganizohemi kudo që është e nevojshme dhe sa më mirë që mundemi, duke dërguar punonjës konsullor dhe diplomatë të rinj, duke punuar në dy ndërrime, të shtunave dhe të dielave, kemi sjellë stacione bazë shtesë, respektivisht stacione mobile për fotografim” tha ministri.
Gjatë këtyre ditëve, Osmani ka vizituar një numër të madh të përfaqësive tona, duke përfshirë përfaqësitë në Bruksel, Mynihun, Bon, Bern, Venecia dhe Vjenë, ndërsa javën e ardhshme planifikon të vizitojë edhe përfaqësi të tjera, ku ka një numër të madh të kërkesave për shërbime konsullore nga qytetarët tanë jashtë vendit.
https://fb.watch/qj2exdBrBR/?mibextid=Nif5oz