Osmani: Arritëm mbi 10 mijë nënshkrime për dy ditë pune

Mbledhja e nënshkrimeve për kandidatin e BDI-së për president të vendit, Bujar Osmani, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në fund të afatit, pavarësisht faktit se janë grumbulluar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme. Kështu bëri të ditur në Klan Debat vetë kandidati Osmani.

“Mbledhja e një numri të madh të nënshkrimeve në një kohë rekord, tash dikush thotë 4 ditë, unë them 2 ditë pune realisht”, tha mes tjerash Osmani.