Orteku i borës e mbyt një grua në Brezovicë (FOTO)

Një grua e ka humbur jetën të martën si pasojë e një rënies së një orteku bore në Qendrën e Skive në Brezovicë, në jug të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai bëri të ditur se viktima është një shtetase e huaj e moshës 54-vjeçare.

“Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Veseli.

Shërbimi për Kërkim dhe Shpëtim Malor i Kosovës tha se kishte pranuar një thirrje pasditen e së martës për ndihmë në pjesën e quajtur “Foleja e Shqiponjave” në qendrën e skive, e cila njihet si zonë e rrezikshme nga shkëputja e ortekëve të borës.

Orteku i borës e mbyt një grua në Brezovicë (FOTO)