Një zëdhënës i qeverisë irakiane i ka thënë BBC-së se nuk kishte asnjë paralajmërim nga SHBA për një seri sulmesh ajrore të premten mbrëma kundër grupeve të milicisë të mbështetur nga Irani.
“Asnjë paralajmërim nuk u dha” thotë Farhad Alaaldin, një këshilltar i lartë i kryeministrit të Irakut, për programin Newshour – dhe qeveria irakiane u bë e vetëdijshme për sulmet vetëm pasi ato kishin filluar.
Por ai shton se “çështja e paralajmërimit ose pa paralajmërim nuk bën asnjë ndryshim në faktin se Iraku është një shtet sovran”, transmeton Gazeta Express.
“Thirrja e Irakut është shumë e qartë, duke kërkuar që këto sulme të ndalen dhe të mos ketë sulme të ardhshme në territorin e Irakut,” thotë ai.
Ai thotë se dëshiron që Iraku të bëhet një shtet me “marrëdhënie normale me komunitetin ndërkombëtar” dhe jo “të bëhet një arenë për të larë hesapet”.