Nora Gjakova fiton dy luftërat e para në Grand Slamin e Bakut, në çerekfinale përballet me një serbe
Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar në dy luftërat e para në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Gjakova e ka nisur ditën mbarë duke fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Në luftën e parë, xhudistja pejane ka mposhtur me ‘ippon’ gjeorgjianen Nino Loladze.
Pas kësaj, Nora ishte e saktë edhe në luftën e dytë duke fituar me ‘pikë të artë’ ndaj Acejla Toprak të Azerbajxhanit.
Me këtë fitore, pejania kalonë në çerekfinale ku do të ndeshet me serben Marica Perisic.