Një i dënuar ka tentuar të arratiset nga Idrizova

MPB njoftoi se dje një i dënuar ka tentuar të arratiset nga burgu i Idrizovës, por është ndaluar nga punonjësit.

Siç bën të ditur MPB, bëhet fjalë për I.M. (31) i cili në tentativë për arratisje ka sulmuar fizikisht një nga punonjësit.

“Me datë 02.02.2024 në ora 16:00 në SPB Shkup, kanë raportuar nga Idrizova se i dënuari I.M.(31) ka tentuar të arratiset nga objekti, por është ndaluar nga punonjësit, me ç’rast ka sulmuar fizikisht një prej tyre. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë raporti përkatës”, bën të ditur MPB në buletinin e sotëm.