Nis kuvendi i ASH-së, Sela i bën thirrje Taravarit të marrë pjesë

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka caktuar për sot në orën 13:00 në Shkup kuvendin 2-të të kësaj partie dhe ajo veçmë ka filluar. Sela i ka bërë thirrje Taravarit të marrë pjesë në këtë kongres, sepse ai vazhdon të jetë kryetari i kësaj partie. Për shkarkimin e tij ai tha se duhet të vendosë Kongresi i partisë.

“Jemi në pritje të kryetarit të partisë, I bëj që të vijë, se si kryetar i Aleancë e ka për detyrim të ruaj nivelin dhe ASH të qëndroj në nivelin e saj. Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe ai duhet të jetë këtu.”- tha Sela.