Gazetari dhe analisti politik, Xhelal Neziri në Klan Debat përballë Ziadin Selës, e ka pyetur këtë të fundit nëse ishte nxituar me reagimet pas statusit të Arben Taravarit. SIpas Nezirit, Taravari ka bërë vetëm apel për kuvendarët që të përkrahin koalicionin me opozitën. Ndërsa nga ana tjetër, Ziadin Sela u përgjigj se në statusin e Taravarit, ky i fundit ka përmendur shprehjet “përcaktimi im” dhe “unë zgjedh”.
Neziri: Mesa e pash unë, ai bën vetëm thirrje apo apelon deri tek kuvendarët që kur të mbahet Kuvendi të vendosin në favor të koalicionimit me opozitën. A mos ishte ndoshta reagimi juaj paksa i nxituar? Së paku ashtu u duk në publik. Për një apel të pasojë një reagim nga ju, apo ju ishit në dijeni se ajo ishte vetëm një hap drejt qëllimit që ai kishte projektuar?
Sela: Unë e thash se intuita ime ka vepruar vazhdimisht, por në qoftë se ju e citon statusin në FB natyrisht se nuk është ashtu siç thoni ju sepse mes tjerash ai thotë ‘përcaktimi im’ dhe ‘unë zgjedh që të jemi bashkë me opozitën, unë e zgjedh opozitën’. Nuk është mendim. Një lider partie duhet të ketë shumë kujdes se si sillet. Një lideri parti i takon që ta thotë publikisht që ‘unë jam me ASH-në’ në këtë rast. Dhe nuk mundet një lider partie të thotë ‘unë jam me opozitën’ që ti deri në atë mometn i ke hipotetikisht kundërshtarë.