Kordinatori i grupit parlamentar të ASH-së, Adnan Neziri sonte në television Shenja tha se propozimi i Kryesisë Qendrore i cili do të mbahet të shtunën do të jetë që kjo parti të dalë e vetme në zgjedhje,
“Kuvendi qëndror, një prej pikave do të jetë edhe vendimi që do të jetë tregues se vendimi përfundimtar del në Kuvendin Qendror dhe do të ketë propozim. Propozimi i vetëm i Kryesisë Qendrore është propozimi që Aleanca për Shqiptarët të del e vetme në zgjedhje dhe ky do të jetë opsioni para kuvendarëve dhe do të votohet”, u shpreh Neziri.