Mjegull në rrugët Lisec – Kodra e Diellit

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm, vende-vende i lagësht. Mjegull me dukshmëri prej 25 metrash ka në aksin rrugor Lisec-Kodra e Diellit, njofton NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme. Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë në drejtim të kujdesshëm me automjetet, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.