Mickoski: Favorit absolut për president është Siljanovska Davkova, Pendarovski është një nga kandidatët më serioz

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sonte deklaroi se pret që kandidatja e tyre për presidente, Gordana Siljanovska Davkova të fitojë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 8 maj, ndërsa kundërkandidat i saj të jetë presidenti aktual Stevo Pendarovski i cili mbështetet nga LSDM-ja dhe koalicioni.

“Vlerësoj se Maqedonia shumë do të fitojë në emër të Gordana Siljanovska Davkovës në krahasim me kandidatët e tjerë nga të cilët do të veçoja një apo dy që janë më seriozë. Disa prej tyre kanë për detyrë të jenë opozitë e opozitës”, ka thënë Mickoski në Temën e ditës në TV Sitel.

Një nga kandidatët më serioz, thotë ai, është presidenti aktual Pendarovski dhe se këtu siç thotë ai, duhet kërkuar emri për raundin e dytë edhe pse konsideron se sipas anketave dhe analizave të tyre, avantazhi I Siljanovska Davkovës do të jetë më shumë se njëqind mijë vota diferencë pas raundit të parë të zgjedhjeve.

“Vlerësoj se kjo do të jep një mesazh serioz për votuesit se si të veprojnë dhe si të mobilizohen në rrethin e dytë zgjedhor së bashku me zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Mickoski.

Përveç, siç thotë ai, favorites absolute Gordana Siljanovska Davkova, analizat e tyre tregojnë se presidenti aktual Stevo Pendarovski ka gjasa më të mira të futet në rrethin e dytë ndonëse nuk e përjashton mundësinë e ndonjë befasie, por shton Mickoski, “mbetet për t’u parë sepse fushata do të fillojë pas 36 ditësh”.

Ai ka përsëritur se VMRO-DPMNE nuk do ta pranojë propozimin e BDI-së për zgjedhjen e presidentit në Kuvend.

“Kërkesa e BDI-së paraqet folklor siç e kam komentuar në opinion. Përpjekje për të defokusuar publikun nga kriminaliteti ku janë kapur seriozisht nga publiku. Përpjekje për të imponuar një mesazh, përpjekje për të imponuar një temë në opinion, diçka e ngjashme me fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 kur kryeministri duhej të ishte shqiptar, tani zëvendëspresident shqiptar, të zgjidhet presidenti në kuadër të Kuvendit etj, dhe këtë e shantazhojnë me pjesëmarrjen në raundin e dytë”, thekson Mickoski.