Mexhiti dhe Aliu: Nuk japim dorëheqje!

Dy ministrat e ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu kanë thënë sonte se nuk do të japin dorëheqje nga pozitat e tyre. Kërkesa e Komisionit kadrovik të ASH-së për ndryshimin e ministrave, sipas Aliut, është anti statutare.

Mexhiti dhe Aliu u deklaruan se ministri tjetër Krenar Lloga nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë, duke shtuar se për shkarkimin e dy drejtorëve të kësaj partie, Bujare Abazi dhe Gazmend Abdija kanë votuar zëvendësministrat Vjollcë Berisha dhe Tiron Jajaga.