Mes pritjes dhe zhgënjimit!


Shkruan: Florim Zeqa

Në kohën kur ‘Qeveria e Albin Kurtit’ po hynë në vitin e fundit të qeverisjes, pritjes së qytetarëve u ka ardhur fundi! Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në zhgënjimin e madh të qytetarëve të këtij vendi dhe mërgimtarëve në veçanti.

Qeveri e fjalëve të mëdha dhe e punëve kërkah

‘Qeveria Kurti’ erdhi me shpresa të mëdha për qytetarët e Kosovës, por, po rrezikon të largohet me dëshimet më të mëdha në qeverisjen e vendit. Për të mos thënë fare, janë të vogla dhe sipërfaqësore rezultatet në rrafshin praktik të kësaj qeverie.

Mungesa e rezultateve në qeverisje dhe zhgënjimet e qytetarëve janë barometri më i mirë i matjes së punës së një qeveire. Nëse e marrim dhe e analizojmë cilin do aspekt të qeverisjes aktuale dhe cilën do ministri në veçanti rezultatet mungojnë, ashtu siq mungon mirëqenja e qytetarëve.

Sikurse qeveritë paraprake, edhe qeverisja aktuale dështojë në krijimin e bazës së sigurimeve shëndetësore për qytetarët, dështojë në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe krijimin e barazisë qytetare, dështojë në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe atij arsimor (PISA na vlerësoj me notat më negative në arsim).

Viti i shpresës për shpëtim nga ndëshkimi i qytetarëve

Sikurse qeveritë paraprake, edhe ‘Qeveria Kurti’ të gjitha energjitë i shpenzojë në dialog me Serbinë pa e sjellë asnjë rezultat pozitiv për vendin, përkundrazi e degradoj dialogun nga rrafshi politik në atë teknik dhe përkeqësoi pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare!

Sikurse në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm asnjë rezultat evident i kësaj qeverie. Përveqse nuk e kemi asnjë anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kjo qeveri nuk arriti ta sigurojë asnjë njohje ndërkombëtare të shtetit për tre vjet! Ky është pak më tepër se dështim për një qeveri të premtimeve të mëdha, apo “qeveri e shpresës” siq e mendonin qytetarët!

Për më keq se kaq, kjo qeveri Kosovën e futi për herë të parë në historinë e saj nën sankcione ndërkombëtare, si pasojë e mosbashkëpunimit me aleatët strategjik të shtetit tonë-SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian!

Për këtë arsye, viti i fundit i qeverisjes do të jetë sa i vështirë po aq i mundimshëm për Albin Kurtin dhe stafin e tij qeverisës, për t’i hequr sanksionet ndërkombëtare dhe për ta kthyer besimin tek aleatët dhe miqtë ndërkombëtar.

Andaj, viti i fundit i mandatit të kësaj qeverie është vit i shpresës për shpëtim nga ndëshkimi i qytetarëve. Çdo dështim dhe çdo ditë e humbur është një shpresë e humbur e kësaj qeverie për të vazhduar mandatin qeverisës.

Asnjëra nga partitë aktuale nuk janë shpresa për ndryshim, vetëm Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) është shpresa reale e cila mund ta kthejë vendin kah e mbara, kah bota e civilizuar dhe demokratike, aty ku edhe e ka vendin Kosova dhe shoqëria shqiptare në përgjithësi!