Me 300.000 denarë do të pasurohet fondi i bibliotekës në gjuhën shqipe dhe maqedonase në bibliotekën e Strugës
Me 300.000 denarë do të pasurohet fondi i bibliotekës “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë, mjete të miratuara përmes programit vjetor të Ministrisë së Kulturës.
Drejtoresha e Qendrës së Kulturës “Vëllezërit Milladinovci”, Nikolina Velkoska-Gligoroska, nën kompetencën e së cilës është edhe biblioteka, informon se nga 150.000 denarë janë miratuar për libra në gjuhën shqipe dhe maqedonase.
“Duke vlerësuar kërkesat e lexuesve në bibliotekën e Strugës si institucion, librat e bibliotekës në gjuhën maqedonase dhe shqipe në vazhdimësi sigurohen me mjete financiare nga Ministria e Kulturës. Prezantohen botime leximore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe janë blerë romane, literaturë profesionale si dhe vepra të autorëve vendas”, tha Velkoska-Gligoroska për MIA.
Biblioteka, sipas saj, ka nga 600 deri në 700 anëtarë në vit nga të gjitha moshat.