Mbyllet baras ndeshja e parë mes PSV-së dhe Dortmundit

PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmundi kanë luajtur baras në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Philips Stadion” përfundoi me rezultatin 1:1.

Gjermanët kaluan të parët në epërsi me golin e Donyell Malen (24’), duke shkuar me epërsi minimale edhe në pushimin mes pjesëve.

Por, holandezët ia dolën të barazonin shifrat në pjesën e dytë me golin e Luuk de Jong (56’) të shënuar nga penalltia.

Marrë parasysh rezultatin e sonte,, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.

Përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 13 mars, në “Signal Iduna Park”.