MBPEU: Janë paguar 283,4 milionë denarë subvencione ndaj 9.623 blegtorëve

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural (AMFBZHR) realizon pagesën e drejtpërdrejtë nga programi për mbështetje financiare në bujqësi 2024 për krerë të shënuar bagëti femërore, krerë të shënuar të deleve dhe krerë dhi.

Siç informoi sot nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), pagesa e përgjithshme, e cila është e realizuar, është 183,4 milionë denarë, ndaj gjithsej 9.623 blegtorë.

Si shfrytëzues të subvencioneve për krerë të shënuara bagëti femërore konsiderohen njësitë bujqësore që kanë regjistruar krerë femra, që kanë mbushur 12 muaj në ditën e paraqitjes së kërkesës. Mbështetja financiare për këtë masë është 76 milionë denarë për 6.342 shfrytëzues.

Ndaj 2.194 blegtorëve të deleve janë paguar 191,9 milionë denarë mbështetje financiare për ekonominë bujqësore, të cilët kanë paraqitur minimum 30 krerë dele më të vjetër se 12 muajsh që nga dita e paraqitjes së kërkesës.

Tek blegtorët e dhive është bërë pagesa e mbështetjes financiare nga 15,4 milionë denarë, me të cilën janë përfshirë 1.087 shfrytëzues. Baza për marrjen e kësaj mbështetje financiare është minimum 10 krerë dhi që kanë mbushur 12 muaj në ditën e paraqitjes së kërkesës.

MBPEU njoftoi se deri në fillim të muajit mars blegtorët do të marrin edhe 70 për qind shtesë të subvencioneve bazë, të cilat i referohen prodhimit të dorëzuar në objektet e regjistruara përpunuese, qumështore apo therrtore. AMFBZHR, siç thuhet, tashmë është duke punuar në mënyrë aktive në përgatitjen e të dhënave për pagesën e 70 për qind të subvencioneve shtesë për blegtorët.

Blegtorët, në mënyrë shtesë, nga fundi i vitit 2024, si dhe bujqit tjerë, përsëri dë të marrin avans për subvencione për 30 për qind për vitin vijues 2024.

“Në fund të vitit 2023 kemi bërë pagesën më të madhe për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar për shtatë muaj, respektivisht në fazat tetor-dhjetor 2022 dhe janar-prill 2023. Në llogaritë e 4.311 prodhuesve të qumështit janë paguar 277,9 milionë denarë. Vlera e premisë është 5 denarë për litër qumësht të prodhuar dhe dorëzuar lope dhe 6 denarë për litër për qumësht të prodhuar dhe dorëzuar të deleve dhe dhive”, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria theksojnë se viti 2024 është vit i blegtorisë.