MASH: Sot nxënësit dhe studentët morën mjetet e bursave, vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe t’i mbështesim ata

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se të gjitha pagesat e bursave për nxënës dhe studentë përfitues aktual për vitin shkollor gjegjësisht vitin akademik 2023-2024 janë paguar përfundimisht me muajin janar. Ndërsa për përfituesit e rinj, pagesa do të realizohet gjatë javës. Të rinjtë duhet të jenë të sigurt, të gjitha mjetet që u takojnë do t’u paguhen plotësisht.

Kjo qeveri nuk ka për qëllim heqjen e të drejtave, por përkundrazi, angazhohet për avancimin e standardit të nxënësve dhe studentëve dhe në këtë drejtim gjatë vitevve të fundit janë përfshirë një sërë të drejtash dhe mundësi të reja të cilat nuk ekzistonin në të kaluarën.

Janë përfshirë kategori të reja bursash, ndërsa shumat mujore ekzistuese janë rritur, për kate-gori të caktuara edhe atë për 80%. Gjithashtu është përfshirë subvencionimi i racionit për studentë dhe shuma e së njejtës është rritur në mënyrë shtesë me kërkesë të studentëve. Kemi prezantuar dhe një sërë masash kundër krizës me qëllim për të mbështetur procesin edukativo – arsimor të të rinjve dhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve. Me përkushtim intensiv, do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e tyre dhe t’i ndihmojmë në realizimin e qëllimeve.

Së shpejti do të fillojë edhe rikonstruksioni i konvikteve shtetërore të studentëve. Është firmo-sur marrëveshje për realizimin e punimeve ndërtimore dhe aktivitetet përgatitore të cilat janë duke u zhvilluar. Gjithashtu këtë vit janë paraparë aktivitete rikonstruktive në konviktet e nxënësve.

Mbetemi në komunikim të vazhdueshëm me organizatat të cilat i përfaqësojnë nxënësit dhe studentët dhe së bashku në të ardhmen do të marrim vendime të cilat i tangojnë ata.