Man City kryen detyrën ndaj Burnleyt

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi.

“Citizens” triumfuan 3:1 ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 22-të në Premierligë.
Julian Alvarez ishte fantastik duke shënuar dy herë në pjesën e parë.

Fillimisht, ai shënoi në minutën e 16-të pas asistit të Nunes, kurse gjashtë minuta më vonë sulmuesi argjentinas u asistua nga mjeshtri De Bruyne.
Me të filluar pjesa e dytë, Rodri shënoi për 3:0 me ndihmën e Foden që asistoi.

Krejt çfarë bënë mysafirët deri në fund, ishte goli i nderit në minutat shtesë i shënuar nga Al Dakhil.

Me këtë fitore, Manchester City merr pozitën e dytë me 46 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e tretëNë anën tjetër, Burnley mbetet i parafundit në renditje me 12 pikë të grumbulluara.