Të shtunën, në Varne të Bullgari u organizua edicioni i 20-të i Senshit, ku zhvillohen përballje nga garat e arteve marciale.
Kik-boksieri shqiptar, Asdren Gashi, i cili përfaqëson shtetin e Belgjikës, bëri paraqitjen e tij gjithashtu.
Ai regjistroi fitore ndaj turkut, Kadir Yildirim, të cilin e mposhti me një “nok-aut të frikshëm”, në raundin e tretë.
Kjo përballje i takoi kategorisë mbi 95 kilogramë.