Gjatë vizitës dyditore në Ankara, realizova takim me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç.
Diskutuan për reformat në sistemin gjyqësor, teknologjinë informatike dhe thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve mike.
U diskutua për reformat e mëdha në sistemin gjyqësor që janë parashikuar në Strategjinë zhvillimore (2024-2028), ndryshimet në Ligjin për këshillin gjyqësor, ndryshimet në Ligjin për prokurorinë publike, ligjin e ri për falje i cili është në procedurë parlamentare, si dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve.
Në takim iskutuam edhe për bashkëpunimin e ndërsjellët, për protokollet dhe memorandumet e shumta që janë nënshkruar gjatë viteve të kaluara.
Është rënë dakord që, së bashku me ministrin e Turqisë, Jilmaz Tunç në Shkup të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim në të gjitha nivelet, veçanërisht për sistemin e burgjeve për të mundësuar risocializimin e personave që vuajnë dënimin me burg.
Është shprehur gatishmëria për të organizuar konferenca ndërkombëtare dhe bilaterale, vizita studimore dhe programe për trajnim për institucionet gjyqësore.
Përvoja e Turqisë mike në fushën e së drejtës është e madhe. Pikërisht për këtë arsye është kërkuar nga autoritetet turke që me ne t`i ndajnë edhe përpjekjet për riintegrimin e Seksionit për të drejtat e njeriut, Njësisë për marrëdhënie ndërkombëtare, Seksionit për ndërmjetësim gjyqësor, Sistemit UYAP, Seksionit për marrëdhënie ndërkombëtare, Byrosë për përfaqësim pranë GJEDNJ-së, Njësisë për ndëshkim-korrektim dhe paraburgim në kuadër të programit të risocializimit dhe çështje të tjera.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja shqiptare
- Vuçiq reagon pasi zyrtarit serb iu caktuan 30 ditë paraburgim: Do të përgjigjemi ashpër, Kurti do konflikt, e ka humbur mendjen
- “Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizatë terroriste”, një muaj paraburgim kundër Igor Popoviqit
- Nëntë të lënduar në aksidentin në Klinë, një në gjendje të rëndë
- Trupi i pajetë i një burri gjendet pranë një hoteli në Ohër
- Prishet luhatësja në Skenderaj, 9 të lënduar – mes tyre tre të mitur
- Trajkova: Ende nuk kemi garancion nga Bullgaria se Maqedonisë do t’i njihet identiteti dhe gjuha si kritere të pakontestueshme
- MSH: Në procedurë është hapja e disa konkurseve për punësim nëpër disa institucione shëndetësore në vend
- “O plehrë”, sherr për shkak të çadrave mes biznesmenëve në Ksamil – vihen në pranga tre persona
- Evakuohet me sukses alpinisti që u lëndua në malin Pelister