Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në propozim të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e emëroi Lençe Ristoska për prokurore publike për lidhje me Eurodrejtësi.
“Lloga i uroi punë të suksesshme Ristoskas me dëshirë që të vazhdojë kontinuiteti i bashkëpunimit të deritanishëm me Eurodrejtësi-në. Shpallja nga Prokuroria Publike ishte e hapur nga dhjetori i vitit 2022, në përputhje me nenin 112 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale. Bashkëpunimi me Eurodrejtësinë është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut nga aspekti i luftës me krimin ndërkufitar dhe luftën kundër terrorizmit”, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë.