ShMP “Jahja Kemal ” ka nderin dhe kënaqësinë të presë Kupën Botërore e Diturisë për të gjashtën herë. Gara do të zgjasë nga data 23 deri në 25 shkurt.
Kupën Botërore e Diturisë (The World Scholar’s Cup, shkurt – WSC) është një program ekipor ndërkombëtar, i cili përfshin 50,000 nxënës `nga mbi 60 vende. Qëllimi i konkursit është tërheqja e të gjithë nxënësve të interesuar, të cilët tregojnë interes për të mësuar jashtë kurrikulës standarde. Qëllimi i konkursit është të mundësojë pjesëmarrjen e nxënësve të kulturave të ndryshme në debatin për çështje të kohës sonë.WSC është një konkurs që mbahet në një atmosferë argëtuese dhe frymëzuese dhe është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit për të zhvilluar aftësitë e tyre të të menduarit kritik. Tema e këtij viti është – Rindërtimi i së kaluarës. (Reconstructing the Past).
Në këtë garë do të mund të regjistrohen ekipet e përbërë nga tre nxënës nga e njëjta shkollë ose nga shkolla të ndryshme do të mund të aplikojnë në këtë konkurs. Ekipet do të garojnë në katër sfida kryesore: Sfida në Dituri, Shkrimi në Ekip, Debati Ekipor dhe Kuizi i Diturisë. Përveç katër eventeve kryesore, zhvillohen edhe aktivitete sociale dhe akademike të natyrës jokonkurruese për të krijuar një atmosferë miqësore mes pjesëmarrësve.
Ekipet garojnë në divizionet junior dhe senior, në varësi të moshës të nxënësve. Pjesëmarrësit që janë mbi 14 vjeç konsiderohen si seniorë. Në raundin rajonal në Shkup, juniorët do të garojnë më 23 shkurt, ndërsa seniorët më 24 shkurt. Finalja e madhe për të dy divizionet do të zhvillohet më 25 shkurt 2024.
Ekipet mund të kualifikohen në finalet vjetore globale, nëse fitojnë pikë të mjaftueshme në garat rajonale. Turneu i Kampionëve 2024 është planifikuar për 14-20 Nëntor 2024. Në Universitetin Yale. New Haven, Connecticut, SHBA.
Për më shumë informacion klikoni në faqen e internetit: https://www.scholarscup.org/
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Përplaset autobusi me targa të Kosovës në kufurin Serbi – Hungari, dy të lënduar
- Kuvendi gjatë fushatës zgjedhore do të mbajë vetëm dy seanca
- Behgjet Pacolli kërkon rishikimin e qëndrimit të Kosovës ndaj Ukrainës: Ne po i ndihmojmë, ata kanë kthyer shqiptarët në kufi! I quajtën dhe terroristë
- Zjarr në Batincë: Veturë dhe shtëpi të përfshira nga flakët, katër persona përfundojnë në spital
- Lamtumirë Artur Zheji! Homazhe gazetarit dhe analistit që u nda nga jeta dy ditë më parë
- Një rastësi e trishtë: Edhe Lame, edhe Zheji kryen ndërhyrje në një nga qendrat më të avancuara në botë, por…
- Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i parë i regjistrimit për vitin akademik 2025/2026
- Ky është biznesmeni që i dha fund jetës në Korishë të Prizrenit
- Dy persona që kishin prerë dru ilegalisht u përpoqën të shtypnin policët me një kamion në rajonin e Kumanovës
- Aliu në takim me dr. Kedev: Prioritet është integrimi i të dhënave nga institucionet shëndetësore private në Termini im