Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, ku sonte në një lokal të njohur të Shkupit ka takuar liderin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ish-ministren e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, ministrin e Punëve të Jashtme dhe nënkryetarin e BDI-së, Bujar Osmani.
Sipas informacioneve fillestare, nuk ka pasur një temë konkrete për bisedë, nuk është diskutuar për ndërhyrjen e Kurtit në partitë Taravari dhe në opozitën shqiptare.
Darka ishte pas panelit, ndërsa nesër do të ketë takim zyrtar në selinë e LSDM-së.
Pamjet: INFOMAX