Kovaçevski: Në zgjedhjet e 2024 do të ketë dy blloqe, një për BE-në dhe perëndimin dhe tjetra për lindjen
Në zgjedhjet e vitit 2024 do të kemi dy blloqe të partive politike, njëri për integrim evropian dhe tjetri për izolim, një bllok i cili do të jetë që Maqedonia të jetë anëtare e BE-së, pjesë e Evropës Perëndimore, dhe blloku i dytë me një alternativë të paqartë, të pashpjeguar nga askush, e cila do të shikojë më shumë nga lindja sesa nga perëndimi, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.
“I takon Aleancës të vendosë nëse do të shkojë në perëndim apo në lindje, nëse do të shkojë për Europën apo për disa alternativa të papërcaktuara që askush nuk i ka shpjeguar. Megjithatë, është vendim i tyre”, shtoi Kovaçevski.
Kovaçevski më herët reagoi edhe për ngjarjen në Gostivar, ku para shtëpisë së kryetarit të ASh-së, Arben Taravarit u gjend një plumb, dhe kërkoi që MPB të intervenoi dhe të zbardh rastin.