Kosovë: Policia kap shtatë persona, dyshohen për ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’
Shtatë persona janë ndaluar policia të mërkurën, pas aksionit të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale.
Ata dyshohen disa vepra penale si “Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.
Gjatë aksionit të zhvilluar në shtatë lokacione janë konfiskuar: disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale transmeton Klankosova.tv