Kosovë/ Pas shume vitesh, Policia vëren se në objektin e saj kryesor në Prishtinë po ushtrohet veprimtari e kundërligjshme!

Është bastistur një lokacion që është ngjitur me objektin e policisë në Prishtinë. Në këtë objekt dikur ka operuar OJQ –ja ” Paqe dhe tolerance”, ndërsa RTK ka mësuar se tash ky objekt shërben si ambulante në të cilën punojnë mjekë serb.

Prapa kamerës një qytetar i komunitetit serb, i ka thënë RTK-së se këtu marrin shërbime mjekësore qytetarë të moshuar serb, por është e hapur për të ofruar shërbime pa dallim etnie.

Ndryshe, jo zyrtarisht RTK ka mësuar se gjatë ditës Policia e Kosovës para këtij objekti ka ndaluar dhe konfiskuar një autoambulancë.